8.2 C
Mitrovice
E hënë, 10 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Ylli mposht Trepçën, e largon nga pozita e parë

Në një ndeshje ku dy skuadrat luftuan shumë, Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën, lideren e deritashme të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Suharekë, Ylli fitoi me rezultat 82:74. Ishte ky derbi i xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Suharekasit ishin në epërsi shumicën e kohës, por atë e arritën vetëm me luftë të madhe për çdo top.

Çereku i parë përfundoi 24:20 për Yllin. Rezultati i çerekut të dytë ishte 22:17 dhe kështu pas pjesës së parë Golden Eagle Ylli kishte epërsi prej shtatë pikësh, 46:37. Pas çerekut të tretë rezultati ishte 63:55 për vendasit. Tetë pikë dallimi ishte edhe në fund.

Jalen Nesbitt udhëhoqi Yllin me 16 pikë, gjashtë kërcime, katër topa të rrëmbyer e dy asistime. Jan Palokaj i kishte 21 pikë, katër asistime e tri kërcime. Imran Polutak kontribuoi me nëntë pikë e shtatë kërcime, ndërsa i rëndësishëm ishte edhe kontributi i Artin Gashit, që i kishte 11 pikë e gjashtë kërcime.

Te Trepça më i miri ishte Michael Green me 22 pikë, tetë asistime e katër kërcime. Michael Myres i kishte 13 pikë e 14 kërcime. Mitrovicasit ishin kohë të gjatë pa Drilon Hajrizin, që u përjashtua që në çerekun e dytë për reagim ndaj arbitrit.

Trepça tani i ka 38 pikë në vendin e dytë, sa edhe Prishtina në të tretin. Bashkimi është lider me 39 pikë.

Ylli është i gjashti me 33 pikë. Ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për vend në plejof.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT