-0.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës rikthehet sonte me ndeshjet kthyese të çerekfinaleve ku vëmendja kryesore është në Suharekë, aty ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Ylli e fitoi ndeshjen e parë në Mitrovicë me rezultat 102-99, dhe një humbje deri në dy pikë do t’ia mundësonte kalimin tutje, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë, Trepçës i duhet një fitore prej tre pikëve për ta çuar ndeshjen në vazhdime kurse katër e më shumë për t’u kualifikuar tutje.

Ylli vjen në një seri të jashtëzakonshme prej pesë fitoreve radhazi në të gjitha garat, ku me ardhjen e Scott Bamforthin nuk njohin fjalën humbje.

Derisa, Trepça pas humbjes me Yllin në Kupë është rikthyer fuqishëm dhe e ka mposhtur Sigal Prishtinën, Pejën dhe Vëllaznimi.

Sonte luhet për gjithçka ose asgjë për të dy skuadrat. Ylli dëshiron rikthimin në maje të basketbollit kosovar, ndërsa Kupa e Kosovës është hapi i parë.

Një triumf sot në Suharekë, e bën rrugën më të lehtë për në finalen e Kupës aty ku Ylli nuk merr pjesë që nga viti 2021, atëbotë ishte mposhtur nga Prishtina.

Derisa, Trepça prej vitit 2022 e ka fituar këtë trofe dhe synon për të pestën herë me radhë.

Mitrovicasit në këtë ndeshje mund të llogarisin në këtë përballje vendimtare edhe shërbimet e Drilon Hajrizit dhe Sek Henry.

Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit luhet me fillim nga ora 18:45./Arbresh.info

TË FUNDIT

TË FUNDIT