9.4 C
Mitrovice
E hënë, 13 Tetor, 2025
spot_img

Xhuli pasi nuk mori pjesë në ndeshje: Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje

Ish-banorja e “BBVK”-së, Juliana Nura, ka reaguar pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku ajo nuk mori pjesë për arsye të sigurisë personale.

Në një postim, Juliana ka zbuluar se Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë, ndaj pjesëmarrja e saj në këtë ndeshje nuk do të kishte qenë e mundur, shkruan Indeksonline.

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç shkijeve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria”, shkroi modelja.

Ajo shtoi se me punën e saj mediatike është bërë një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike ballkanase:

“Me punën mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediat e Ballkanit”, theksoi ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT