Xherdan Shaqiri i ka dhënë fund karrierës te Zvicra.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet me Zvicrën dhe momente të paharruara. Është koha për t’i thënë lamtumirë ekipit nacional”, ka shkruar Shaqiri.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike.
“Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri në Instagram.