6.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Xhenio FSK dhe FARSH i Shqipërisë realizojnë trajnim të përbashkët për ndërtimin e urave ushtarake

Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios po zhvillojnë trajnim për ndërtimin e urave ushtarake “Mabey Johnson” për xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

FSK-ja njofton se trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

Atasheu ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili, së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj, vizituan sot ushtarakët gjatë zhvillimit të trajnimit dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së përbashkët mes dy forcave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT