Besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, sot festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në xhaminë e Burojës së Skenderajt patën një lutje të veçantë.
Xhemati i kësaj faltoreje e lutën Zotin që Hashim Thaçi me shokë që po mbahen në Hagë të kthehen më shpejt në shtëpitë e tyre e ta gëzojnë lirinë.