Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur komentatorit politik, Sadri Ramabaja, për deklaratën e mbrëmshme që bëri për të, ku tha se është ‘i mirë me çu në Hagë’.
Mbrëmë Sadri Ramabaja Rambaja është dëgjuar në debatin e T7 duke thënë për deputetin e PDK, Xhavit Haliti, se është i mirë me çu në Hagë.
Gjersa analisti Blerim Latifi po komentonin afërsinë e Haki Abazit nga VV’ja me atë të PDK’së, Xhavit Halitin, Ramabaja duke iu përgjigjur Valon Sylës dëgjohet me zë të ulët duke thënë se Haliti është i mirë me çu në Hagë.
”I mirë me çu n’Hagë”, thotë Ramabaja.
Lidhur me këtë ka reaguar Xhavit Haliti, në një prononcim për Metron, ku ka thënë se do ishte i lumtur nëse Sadri Ramabja shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale për të.
“Do isha i lumtur nëse Sadriu shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale për të gjitha krimet që ka bërë Xhavit Haliti”, ka thënë shkurt deputeti i PDK’së, Haliti për Metron.




