Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili tha se Haliti duhet të japë përgjegjësi për disa vrasje të luftës dhe pasluftës në Kosovë.
Në një përgjigje për ‘Reporteri.net’, Haliti ka hedhur dyshime mbi shëndetin mendor të Haki Abazit.
“S’kam koment për persona që kanë nevojë për Psikoterapi. Ai e din çfarë problemesh ka me Fondacionin Rockfehler. Unë jam krenarë me të gjithë veprimtarinë time 40 vjeçare për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.
“Shpresoj që krahas zbulimeve që paska bërë sonte së shpejti do na tregoj se kush e ka helmuar Presidentin Rugova”, shoti Haliti për Reporteri.net.



