22.6 C
Mitrovice
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

“Xhavit Haliti, gardiani i moslejimit të shkuarjes në zgjedhje”

Analisti politik, Vigan Qorrolli ka thënë se vetëm deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti mund të bëhet gardian i moslejimit të shkuarjes në zgjedhje.

Qorrolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se të gjithë deputetët e tjerë të opozitës që mund të marrin pjesë në kuorumin presidencial sonte, pritet të përjashtohen nga partitë e tyre.

Sipas tij, vetëm Xhavit Halitit nuk guxon askush t’i bëjë zë se pse po vepron ashtu.



Postimi i plotë:

Te gjithe deputetet e tjere te opozites, qe mund te marrin pjese ne kuorumin presidencial sonte, pritet te perjashtohen nga partite e tyre.

Perveç njerit.



Xhavit Halitit, si themelues i PDK’se, nuk guxon askush t’ia beje me nishan se pse po vepron ashtu. Brenda partise se tij, u mor vesh. Do te vazhdonte te rrinte si opozitar (PDK) ne Kuvend, pa ju trembur syri!

Mund te dale si me i guximshmi; gardiani i moslejimit te shkuarjes ne zgjedhje. Do ta mbronte edhe Kuvendin, edhe Republiken

TË FUNDIT

TË FUNDIT