13.7 C
Mitrovice
E hënë, 17 Nëntor, 2025
spot_img

Wesley Clark para Hagës: Ushtria serbe i frikësohej UÇK-së

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese.

Sipas tij, UÇK-ja ishte grup njerëzish i vetorganizuar, me motive për të luftuar.

Pos të tjerash, gjenerali tha se ushtria serbe ia kishte frikën UÇK-së.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”.

“Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar”, tha Clarku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT