18 C
Mitrovice
E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Werder Bremeni i Milot Rashicës, i bindur për kualifikimin e Kosovës në ‘Euro 2020’

Kosova nuk ka arritur që t’a sigurojë kualifikimin përmes grupeve eliminatore, ‘Euro 2020’.

Mirëpo siç dihet e ka edhe një mundësi tjetër për kualifikim nëpërmjet Ligës së Kombëve ku do të takohet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale.

Të bindur për kualifikim e Kosovës përveç ‘Dardanëve’, janë edhe ata që nuk i takojnë kombësisë tonë.

Ekipi ku po luan sulmuesi i Kosovës Milot Rashica, Werder Bremen, është  shprehur i bindur që Kosova do ta mposhtë Maqedoninë dhe do ta arrijë finalen e play-offs kualifikues për EURO 2020, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Blic.

Përkundër që s’do ta ketë epërsinë e të qenët vendas, klubi gjerman Werder Bremen, ku luan Milot Rashica, e ka bërë të qartë besimin se Kosova do ta mposhtë Maqedoninë, duke e vendosur vetëm flamurin e Kosovës te çifti finalist.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT