2.6 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img

Werder Bremeni i jep një emër të veçantë djalit të porsalindur të Milot Rashicës




Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, është bërë baba sot (e martë) për herë të parë, transmeton Gazeta Metro.

Çifti Milot Rashica dhe Belkiz Kera tash e një kohë të gjatë janë së bashku, teksa sot ata janë bërë prindër për herë të parë.

Kjo është bërë e ditur nga Belkizja, e cila ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe ka njoftuar se në jetë ka sjellur një djalë. Fëmija i tyre i parë është pagëzuar me Tian.

 

View this post on Instagram

 

Welcome to the world, my boy 🙏🏼 We Love you ♥️ Tian Rashica 😇19.05.2020 @milotrashica7 ❤️

A post shared by BELKIZ KERA RASHICA (@belkiz_kera) on

Edhe klubi ku luan Milot Rashica, Werder Bremeni, e ka uruar çiftin me rastin e lindjes së fëmijes së tyre të parë. Klubi gjerman gjithashtu ka pagëzuar Tianin me emrin ‘Raketa e Vogël’, pasi Miloti tashmë njihet me nofkën ‘Raketa’.

“Mirëseerdhe raketa e vogël. Urime Milotit dhe Belkizit” – ka shkruar faqja zyrtare e Werder Bremenit në ‘Instagram’. /gazetametro.net

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SV Werder Bremen (@werderbremen) on




TË FUNDIT

TË FUNDIT