Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur ta shpallë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në Washington DC.
Dokumenti vë në pah gjithashtu lidhjen e veçantë dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të ndërsjellë.
Thank you @MayorBowser for officially recognizing February 17 as Kosova’s Independence Day in Washington, D.C. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/EfsWGwTDn4
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 14, 2026




