1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Walker: Albin Kurti dhe VV e kanë mundësinë të tregojnë para botës se janë brez i ri me ide të reja

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Walker, ka thënë se tash pasi Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë, është koha ta demonstrojë se nuk janë ekstremistë e kryelartë.

Walker, tha se ka ardhur koha që Kosovën ta drejtojë një gjeneratë të re e liderëve politikë, duke i lënë mënjanë ata që kanë kontrolluar sistemin politik për kaq kohë.

Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, Walker deklaroi se Albin Kurti dhe të tjerët në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë mendime të forta, të menduara dhe të artikuluara mirë. Prandaj, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, tani do të ketë mundësinë ta tregojë veten para botës.

“Albini dhe të tjerët në Lëvizjen Vetëvendosje, gjithashtu edhe ndjekësit e tjerë si aktivistët e partisë, kanë mendime të forta, të menduara dhe të artikuluara mirë. Disa nga këto, nuk janë të njohura për bashkësinë ndërkombëtare. Lëvizja Vetëvendosje tani do të ketë mundësinë ta shpjegojë veten para botës, duke demonstruar se nuk është një koleksion i drejtuesve të rinj kryelartë, e as ekstremistë, por përkundrazi një brez i ri me ide të reja”, tha Walker në një intervistë për Telegrafin.
Ai beson se Qeveria e re, duhet të arrijë majat e përdorimit të burimeve dhe mençurisë, e po ashtu edhe të atyre që jetojnë në diasporë.

“Ndiqni instinktet tuaja më të mira. Dëgjoni, por mos pranoni automatikisht këshillat ose diktatet e bashkësisë ndërkombëtare. Drejtojuni diasporës shqiptare për këshilla dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen tuaj, dhe tregoni se thirrjet e publikut kosovar për gjeneratën e re të udhëheqjes, për ide të reja, norma të reja të sjelljes politike, nuk ishin të kota! Kjo është shansi që kjo gjeneratë e re të tregojë se çfarë mund të bëjë”, ka thënë Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE’së në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT