3.7 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

VV u kritikua për tubimin në Podujevë, por LDK i thyen rregullat anti-Covid në prani të kryeministrit Hoti në Istog

Lëvizja Vetëvendosje u kritikua jashtëzakonisht shumë pas mbledhjes së qytetarëve në Podujevë pasi Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi festuan së bashku përkrahësit e tyre.

Por vetëm tre ditë pas, është partia e kryeministrit Avdullah Hoti, që mbledh qindra qytetarë në Istog me rastin e ceremonisë së e inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

Edhe vet kryeministri Hoti dhe kryetari i Istogut pranuan që thyen masat anti-Covid.

Haki Rugova, kryetar i Istogut tha se po i thyejnë rregullat, por është vështirë të ndalet vullneti i qytetarëve.

“Z. Kryeministër ndoshta po i thejmë pak rregullat, por vullneti i qytetarëve është goxha zor me u blloku”, tha Rugova.

Më pas edhe vet kryeministri Hoti e pranoi se nuk po i përfillin masat e vendosura nga vet qeveria që ai udhëheq.

“Është vështirë t’i përfillim krejt kushtet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, dhe po e shohim sa njerëz janë mbledhur për të nderuar presidentin Rugova”, tha Hoti. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT