3.2 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

VV: S`e duam NISMA në Qeveri, NISMA: Nuk hyjmë në qeveri ku është Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që Nisma të mos jetë në Qeverinë e re ndërsa edhe partia e Limajt thotë se nuk ia vlen të jetë pjesë e së njëjtës qeveri me partinë e Kurtit. Kështu thanë zyrtarë të lartë të këtyre dy partive, Albulena Haxhiu dhe Haxhi Shala. Në të vërtetë, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e sheh si partner të mundshëm qeverisës koalicionin e Nismës Socialdemokrate, pavarësisht se kjo e fundit momentalisht po qëndron mbi pragun zgjedhor. Teksa thonë se kjo nuk do ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të reja. Skepticizëm për këtë koalicion ka edhe nga radhët e vet Nismës, por edhe nga shoqëria civile. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për KP këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag.

Haxhiu thekson se nëse realizohet plani i partisë së saj për koalicion me LDK-në dhe komunitetet jo shumicë nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të reja. Nga radhët e Nismës, anëtari i kryesisë, Haxhi Shala thotë se këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar në parti, por sipas tij nuk ia vlen që të jenë pjesë e ekzekutivit në krye me Albin Kurtin. Ndërsa, analisti politik, Arton Demhasaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, pa marrë parasysh hyrjen apo jo të Nismës në Qeveri. Për Demhasajn përfshirja e Nismës në ekzekutivin e ardhshëm mund të jetë kërkesë e LDK-së. Javën e kaluar fillimisht PZAP, por më pas edhe Gjykata Supreme i kanë larguar fletëvotimet e ardhura nga Serbia, duke zvogëluar trupin elektoral, me ç’rast koalicioni Nisma-AKR-PD momentalisht është mbi pragun zgjedhor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT