5.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

VV përgatit mandatimin e Konjufcës ose Bislimit për kryeministër?

Në pamundësi që Albin Kurti të sigurojë shumicën e thjeshtë parlamentare prej 61 deputetësh për ta zgjedhur qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të mbledhë nënshkrime për thirrjen e seancës së re të jashtëzakonshme, por tash me një mandatar tjetër.

Albin Kurti e mori mandatin nga presidentja, por s’arriti të sigurojë më shumë se 56 vota, larg nga kuota e nevojshme prej 61 votash. Tash, VV-ja mund ta marrë mandatin sërish, por do ta ketë një mandatar tjetër për kryeministër.

Burime brenda parlamentit ia kanë konfirmuar Gazetës Metro përpjekjet për mandatimin e një qeverie me në krye Glauk Konjufcën ose Besnik Bislimin, pas deshtimit të mandatarit Albin Kurti.

Deputetë nga AAK-ja, Nisma dhe nga pakicat etnike janë kontaktuar për këto përgatitje të partisë së parë. Shkaku duket të jetë frika nga zgjedhjet e parakohshme më 7 ose 14 dhjetor.

Nga ajo që mëson Metro, kjo është tentativë për shtyrjen e zgjedhjeve së paku deri në prill të vitit të ardhshëm, atëherë kur i kalon mandati edhe presidentes Vjosa Osmani.

Vetë kryeministri në detyrë mbrëmë në konferencë për media tha se zgjedhjet në dhjetor s’janë preferencë e tyre, meqë me gjasë vendi do të duhet të ketë zgjedhje edhe në pranverë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT