Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur pajtueshmëri me njëra-tjetrën, për të qeverisur së bashku në mandatarin e ardhshëm qeverisës.
Burime të Gazetës Blic, brenda dy partive politike, kanë bërë të ditur se janë shumë afër pajtueshmërisë me njëra-tjetrën. Sipas marrëveshjes që pritet të finalizohet mes tyre, posti i kryeministrit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje, konkretikisht kryetarit të saj, Albin Kurti. Kurse, ai i kryetarit të Kuvendit, do të rezervohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ky burim i Gazetës Blic, ka bërë të ditur se numri i ministrive do të jetë gjithsejt 15, teksa ndarja e tyre do të bëhet 6 për Vetëvendosjen dhe 6 për LDK-në, Ndërsa, tri ministri do të rezervohen për komunitetet joshqiptare në Kosovë. Nënshkrimi formal i kësaj marrëveshje do të bëhet nesër (e diel), teksa pritet që të dy kryetarët e partive të dalin në konferencë të përbashkët me gazetarë.
Votimi i qeverisë, pritet të bëhet të hënën me datë 3 shkurt, ku seanca konstituive do të fillojë në orën 11:00. Pengesë për këtë marrëveshje, ishte bërë mospajtueshmëria për postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin aktualisht e mban Glauk Konjufca.
VV dhe LDK janë pajtuar që Konjufca të jap dorëheqje nga ky post, në mënyrë që të arrihet koalicioni mes tyre.