18.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vushtrria tregohet zemërgjerë për Shpëtimin, 40 mijë euro për pak orë

Që nga orët e hershme të mëngjesit ndërrmarës dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar me të holla për shërimin e të riut Shpëtim Krasniqi i cili ka nevojë për trajtim emergjent jashtë vendit.

Ndërkohë që aksioni po vazhdon edhe në këto momente qytetarë të shumtë po vazhdojnë të ndihmojnë me të holla për të arritur shumën rreth 200 mijë eurosh.

Organizatorët kanë treguar se deri më tani janë grumbulluar rreth 40 mijë euro, të holla këto të grumbulluara brenda pak orësh. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente në kafiterinë “Manate” afër ish-Stacionit të Ri të Autobusëve./Vushtrriaonline.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT