Milot Rashica po flitet se mund të transferohet te Liverpooli për shumën prej 38 milionë eurove.
Një transferim i tillë do ta gëzonte pa masë skuadrën e Vushtrrisë, e cila po i fërkon duart, ku pritet të fitojë miliona nga lëvizja e radhës e ish-yllit të tyre, shkruan Reporteri.net Rregullat e FIFA-s, thonë se skuadra që e rriti lojtarin merr 5% të çdo transferimi të tij.
Liverpool set to make move for £31m striker Milot Rashica https://t.co/3ubJjwsV1g
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 19, 2020
Kështu, nëse Liverpooli e transferon Milotin për 38 milionë euro, athëerë afro 2 milionë euro do të shkonin në arkat e Vushtrrisë. Ndryshe, Rashica ishte pjesë e Vushtrrisë në periudhën 2010-2015 ku për dy sezone ishte pjesë e skuadrës së parë.
Ai madje ka fituar edhe titullin e kampionit me skuadrën e drejtuar atë kohë nga Ismet Munishi. /Reporteri.net/