12.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Vushtrri/ Kërcënon ish-gruan dhe babanë e saj për kujdestarinë e vajzës

Një femër ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është kërcënuar nga ish-burri dhe vëllai i tij përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.

Sinjali mëson se i dyshuari përveç ish-gruas ka kërcënuar edhe babanë e saj lidhur me kujdestarinë e vajzës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë liruar pas intervistimit.



Rasti në Polici është hapur si shkelje e urdhrit mbrojtës.

“Vushtrri, 12.03.2021-20:15. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se ish bashkëshorti i saj dhe kunati meshkuj kosovarë, e kishin kanosur përmes telefonit dhe facebook-ut atë dhe t ‘atin e saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT