6 C
Mitrovice
E premte, 6 Mars, 2026

Vuçiqi tallet me presidenten tonë: A të prodhojmë qese për krembanane, ta bëjmë Vjosën të lumtur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ofenduar në mënyrë të ulët presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai e ka bërë një gjë të tillë derisa po promovonte një fabrikë në Kaç – investim gjerman – dhe po fliste për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe [Zajednicën].

Vuçiq u tall me presidenten Osmani.



“Më së miri është që Asociacioni të ketë të drejtën të prodhojë qese për krem-banane. Eventualisht tri shkrepësa dhe dy lapsa për fundvit dhe kështu Vjosa Osmani të jetë e lumtur”, ka thënë në mënyrë ironike Vuçiqi.

“Asociacioni o do të bëhet me kompetencat që jemi marrë vesh në Bruksel ose faleminderit, ne punën tonë, ju tuajën dhe do të takohemi një ditë”, ka thënë Vuçiqi, përcjell “Kossev”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT