8.5 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Vuçiqi i kërkon KS të OKB’së të mundësojë kthimin e një numri ushtarësh serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të mundësojë kthimin e një numri të caktuar të ushtarëve serbë në Kosovë.

Sipas tij, kjo do të kontribuonte pozitivisht në sigurinë e komunitetit serb në Kosovë.

Presidenti serb, pretendon se çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë bazë e argumentimit në Prishtinë që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë është mundësi për të ofruar të ashtuquajturin sundim të ligjit.

“Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”.

Vuçiqi ka thënë se janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, prej se Qeverinë e udhëheq Albin Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT