Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai deklaroi së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i lë faj Millosheviqit vetëm që, siç thotë ai, nuk ka mundësi të llogarisë mirë ose ta shohë mirë situatën.
Vuçiq tha në TV Pink se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90.
“Nuk ishte e lehtë apo e thjeshtë për Millosheviqin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm”, tha Vuçiq.
“Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, theksoi Vuçiq, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Propagandës.
Pas Millosheviqit, ai tha se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit.
“Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, tha Vuçiq.




