22.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq: Serbia mund të futet në “kurth” dhe Kosova të pranohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur në lidhje me situatën në Ukrainë pas sulmeve ruse, ka folur edhe për Kosovën.

Vuçiq tha se situata aktuale është tejet e vështirë për Serbinë dhe sipas tij ky është vetëm fillimi i presionit mbi Serbinë, që të rreshtohen me perëndimin kundër Rusisë.


Por, Vuçiq paralajmëroi se mund të ketë “kurthe” për Serbinë, teksa ishte duke folur për Kosovën.

“Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një forcë si Turqia”, tha Vuçiqi, përcjell “b92”.

Sipas Vuçiqit në iniciativat e ardhshme Rusia mund të përjashtohet nga OKB-ja, për t’ju hapur kështu edhe rruga për pranim të pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë.

“Ata planifikojnë ta bëjnë këtë në bazë të nenit 6. Pastaj të hapin dyert për ndryshimin e Rezolutës 1244, me çka nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës (nga OKB-ja)”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT