0.3 C
Mitrovice
E premte, 9 Janar, 2026
spot_img

Vuçiq: Prishtina kërcënon rendin e KB dhe Sërbinë përmes akteve terroriste

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se Beogradi nuk paraqet kërcënim por këtë e bën qeveria në Prishtinë me shkeljen e Rezolutës 1244 të KB dhe të drejtën ndërkombëtare, transmeton Novosti.

Vuçiq ka komentuar deklaratën e Ejup Maqedoncit, ministrit kosovar të mbrojtjes në mandatin teknik, se “Sërbia dhe Kushtetutën e shikon Kosovën si pjesë të saj” dhe e vlerësoi këtë si “kërcënim i pashmangshëm”.

“Bëhet fjalë për një njeri që është gjithçka, vetëm jo budalla. Vetëm po vënë në lëvizje gjërat. Nuk jemi ne kërcënim, por ata që kërcënojnë rendin e KB, rendin ku u vendos Rezoluta 1244 e KB, komplet sistemin e të drejtës ndërkombëtare moderne, sepse ata kërkojnë shkëputjen e një pjese të territorit në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Pra, ata janë kërcënim dhe ata që i mbështesin tek kjo dhe jo ne. Ata derimë tani, përmes akteve terroriste nën mbështetjen e plotë të NATO kur 19 vende sulmuan brutalisht Republikën e Sërbisë, tentuan të pushtonin atë territor dhe ky kërcënim do të vazhdojë të egzistojë”, tha Vuçiq.

Ky i fundit gjithashtu akuzoi Prishtinën se për këtë arsye u bashkua me Zagrebin dhe Tiranën, shkruan Novosti.

Ndaj u bashkuan me Zagrebin dhe Tiranën. Ky kërcënim bëhet gjithmonë e më shumë i dukshëm. Ne bëjmë gjithçka që t’i ndalim nga sulmet e mëtejshme ndaj territorit tonë. Ndërsa Kushtetuta e Republikës së Sërbisë është e koordinuar me normat e të drejtës ndërkombëtare, Kartën e KB dhe Rezolutën 1244“, shtoi Vuçiq.

TË FUNDIT

TË FUNDIT