10.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq për Rajska Banjën në Banjskë: “Do të ekzistojë dhe do ta kthejmë”

Gjatë vizitës në stendën e të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë në Panairin e Turizmit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e pyeti Petar Petkoviqin se “kur do të hapet banja “Rajska Banja”, ai u përgjigj se ajo “është rrëmbyer nga AKP”.

Presidenti i Serbisë ka vizituar Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd, ku ka stendë edhe e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovë, e cila në vazhdën e propagandës kundër Kosovës, gjoja prezanton potencialin turistik të Kosovës.

Gjatë vizitës në këtë stendë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pyetur Petkoviqin për këtë banjë e cila gjendet në Banjskë dhe e cila është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, transmeton Paparaci.

“Petar, kur do të fillojë të funksionojë Rajska Banja?”

“Ajo tani është konfiskuar”, u përgjigj Petkoviq, për të cilën Vuçiq tha: “Ata na i vodhën të gjitha”.

Në të njëjtën mënyrë Petkoviqi u përgjigj: “Ata na rrëmbyen gjithçka por ne do të luftojmë”, ka thënë ai.

Vuçiq më pas u ka thënë gazetarëve: “Unë nuk pyeta rastësisht për “Rajska Banjën”, ata rrëmbyen gjithçka, por ajo do të ekzistojë dhe ne do ta kthejmë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, ky kompleks turistik u mor nga Policia e Kosovës dhe më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit e vendosi këtë kompleks nën administrimin e saj. Një pjesë e kompleksit iu dha në shfrytëzim Postës së Kosovës.

Kompleksi është kontrolluar disa herë pas konfliktit në këtë vend dhe aty është gjetur drogë dhe armatim. Në ditën e konfliktit, ku fillimisht mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas, në shkëmbim zjarri me policinë, u vranë tre terroristë serbë të armatosur nga grupi i Millan Radoiçiqit, në Rajska Banjë kishte mysafirë dhe punonjës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit pretendon se ky kompleks ndodhet në tokën e Trepçës./Paparaci.com

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT