18.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq: Nga ora në orë, situata po bëhet më e vështirë

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, ka thënë se qeveria e tij është duke marrur masat e duhura që ta ruajnë stabilitetin, paqen dhe jetën e qytetarëve.

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që shumë shtete të fuqishme të reagojnë dhe të dalin kundër Rusisë, ato po ashtu kanë kërkuar që edhe shtetet tjera të dalin në përkrahje të Ukrainës dhe ta kundërshtojnë Rusinë.


Kësaj kërkese nuk i ka shpëtuar as Serbia, udhëheqësi i së cilës, ka thënë se “nga ora në orë, situata po bëhet më e vështirë”.

Për ketë arsye, ai ka shtuar se është e rëndësishme që Serbia të marra masa sa më shpejt.

“Ne po reagojmë ndaj çmimeve të larta në energji, gaz, dhe në të gjitha lëndët e para. Për ketë arsye duhet që ne të reagojmë po panik”, shtoi Vuçiq.

Ai ka shtuar se situata në Evropë dhe në botë po përkeqësohet vazhdimisht, por që ata “do të ruajmë stabilitetin dhe paqen dhe një jetë të mirë për qytetarët tanë”. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT