Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, para mediave serbe për vidovdan tha se ‘heroizmi e serbëve mesjetarë’ i mëson serbët të mos dorëzohen kurrë, humbën atë betejë serbët që nuk po luftonin vetëm por me mjaft aleatë kundër osmanëve.
Presidenti serb tërësisht shmangu edhe kontekstin e luftës së dekadës së fundit të shekullit 20 në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe mijëra civilë të vrarë nga forcat serbe në luftën e tyre për të mbajtur hegjemoninë serbe mbi popujt e shtypur, betejë dhe luftë e humbur edhe kjo.
I pyetur për dialogun me Kosovën në Bruksel dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që s’kishte si të mos pyetej, tha se nuk është vendi të përmendet e të diskutohet, e megjithatë vazhdoi e komentoi. Aq larg shkoi Vucic sa u ankua se presioni për të pranuar Kosovën është diçka jo normal edhe atë me mbështetje të SHBA’së dhe BE’së duan të i detyrojnë serbët të ndihen si ekstremistët kur ata po mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, rezolutën 1244.
Vucic vendosi lulet në përmendoret e ‘heronjve të Kosovës’ në Krusevac ku përkujtohet beteja e Kosovës së 1389’s, ku porositi serbët se duhet të shohin drejt të ardhmes. Ironike kjo nga pasi pikërisht këtë e paraqesin si ngjarje kyçe historike dhe mit për pretendimet serbe rreth Kosovës vazhdimisht.
“Nga ta kemi trashëguar tiparin që të mos dorëzohemi kurrë, fundi i tyre i tmerrshëm për ne ishte fillimi dhe cilido që mendon për Serbinë duhet ta dijë këtë – se ne jemi krijuar në mundime, të lindur në gjak, e këmbëngulja jonë kryeneçe për pavarësi nuk është një teke, por historia çirret nga ne dhe nga kjo këto eshtra të ngurtësuara janë vërejtje për të tjerët dhe ne” tha Vucic.
Në porosinë e tij ai pështjelli porosinë e tij me nacionalizëm, vërejtje e qortime për opozitën serbe, krekosje prej boksieri, martirizimi për popullin e tij siç e ka zakon tha edhe se duhet të ketë dialog me Kosovën pasi ka një rrezik të madh që po ju kanoset serbëve në Kosovë, që e përsëritë vazhdimisht tani të ndërlidhur me një më ogurzezë.
“Duhet të jetë në nivel racional, të mbrojmë jetët. Që mos të ju kthejmë nënave fëmijët në arkivole. Duhet të bëjmë politikë serioze, por edhe dinake…”.
Nuk e përmendi fare Vucic se sot pikërisht për Vidovdan para 20 vitesh ishte dita kur u dorëzua nga pushteti i asokohe serb i Zoran Djindjic, kasapi i Ballkanit Slobodan Milosevic në Hagë. Kryeministri Djindjic u vra me urdhër të komandantit të Gardës së Serbisë, Milorad Ulemek- Legija, bashkëpunëtor i Milosevic./gazetametro.net



