15.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq kërcënon Kosovën: Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës e Podgoricës, do të ketë pasoja afatgjate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka nisur të rrafshojë terrenin para një mbledhjes së paralajmëruar të këshillit të sigurisë kombëtare për nesër ku si temë kryesore e ka mbajtjet e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, për të cilat pretendon se nuk po i lejon të mbahen qeveria e Kosovës.

Presidenti serb Vucic nga një tubim elektoral në Kikinda e zbuloi temën e këshillit të sigurisë kombëtare që e ka caktuar për të martën në orën 12:00.


“Prisni gjithçka, sot qeveria malazeze, që nuk e kishte bërë as ajo e Djukanovic, ndaloi votimin në Berane dhe vende tjera në zgjedhjet toina, qeveria e Kurtit kërkoi që të pranojmë pavarësinë e Kosovës që të lejohet votimet. Nesër ata në Mal të Zi, por edhe Albin Kurti do të marrin përgjigjen, e dini çfarë do të përgjigjem. Përgjigje e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, ama me pasoja serioze e afatgjate”, tha ai.

Vucic që gjatë fushatës i fryn fushatës si kandidat i stabilitetit ekonomik dhe ‘shpëtimtari kompetent i Serbisë’ që po zmbrapsë sulmet nga jashtë kishte ca parashikime se vazhdimi i konfliktit në Ukrainë do të vazhdojë dhe nuk i përjashton shtrirjen në më shumë se dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëz të papërgjegjshëm të mos na përfshijnë në diçka të tillë”, tha ai.

Sot gjatë ditës ishte paralajmëruar se presidenti serb Vucic do të takojë edhe Patriarkun e Kishës Ortodokse të Serbisë, Porfirije, për ta ‘informuar’ për çështjet shqetësuese të Serbisë. Patriarku serb përflitet si një figurë më i afërt i presidentit serb Vucic dhe figurë që mund të ndikojë në kohë fushate elektorale./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT