Sociologu nga Mitrovica, Jahir Sumiçi, sot në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastet e vrasjeve dhe plagosjeve që kanë ndodhur në Prishtinë.
Ai është shprehur se fëmijëve dhe të rinjve tonë u mungon shëmbëlltyra dhe tha se në këtë ndikojnë edhe rrjetet sociale, përcjell Klankosova.tv.
“Sot, fëmijëve, po edhe të rinjve tonë u mungon shëmbëlltyra, për shkak se ndikimi i rrjeteve sociale është prezent dhe ka ndikim jashtëzakonisht të madh”.
“Rinia jonë po dëgjojnë këngën “marihuana ose kokaina”, kjo është shëmbëlltyra që ata e ndjekin, droga dërgon në vrasje dhe në plot problematika shoqërore, që janë prezente edhe tek ne”, u shpreh ai.




