17.1 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Vrasje në Gjakovë, theret për vdekje me thikë një person – i dyshuari në arrati

Një person ka vdekur në orët e para të së martës në Gjakovë, si pasojë e plagëve të marra nga thika.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për gazetën online Reporteri.net se bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, i cili ndodhet në arrati.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”.

Ai shtoi se njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Vrasje”.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT