4.1 C
Mitrovice
E martë, 31 Mars, 2026

Vrasja në Vushtrri, ky është i mituri që u vra pas të shtënave me armë

Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të siguruara nga Paparaci, është bërë e ditur se viktima është një 15-vjeçar, i identifikuar si A. Zymeri.

Autori i dyshuar për këtë krim ende nuk është kapur nga autoritetet, ndërkohë që Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Raportohet se edhe dorasi është i mitur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT