10.8 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, raporton paparaci.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve në Gllogjan.


Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Prokuroria e Pejës ka thirru konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim./FrontOnline

TË FUNDIT

TË FUNDIT