Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it në Francë.
55-vjeçari u vra nga një plumb “qorr” pas përplasjes me armë jashtë banesës ku jetonte.
“Le Figaro” shkruan se burri u godit nga një plumbi teksa ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij.
Në një deklaratë të dhënë për agjencinë e lajmeve AFP, vajza tha se pas të shtënave të dyta shkoi në dhomën ku po flinte, pa se ai kishte marrë një plumb dhe kishte ndërruar jetë.
“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur, “i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime.