4.1 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Vrasja e 23-vjeçarit në Mitrovicë, dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit

Një person i dyshuar për një vrasje të rëndë që kishte ndodhur më 12 shkurt në Mitrovicë, është vetëdorëzuar në Polici.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë 12.02.2021 – 22:19. Me datën 20.02.2021 i dyshuari mashkull kosovar është vetë dorëzuar në polici. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili për të dyshuarin ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

Ndryshe, Mehmet Kurti 23-vjeçar ka mbetur i vrarë në një piceri në Mitrovicë. Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur edhe dy persona. Ndonëse kanë kaluar pesë ditë nga tragjedia e ndodhur, autori i vrasjes ndodhet akoma në arrati.

TË FUNDIT

TË FUNDIT