15.2 C
Mitrovice
E premte, 26 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vranësira e rrebeshe shiu sot

Dita e premtë dominohet nga vranësirat, e kohëpaskohe paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara me bubullima. Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat pësojnë rënie në 22C e 24C, ato maksimale, ndërsa minimalet në mëngjes luhaten ndërmjet 13C e 16C.

Vransira kalojnë përgjatë vendit në fundjavë, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 16C e 18C. Kushte të paqëndrueshme do të na përcjellin edhe ditëve të fundit të shtatorit, me mundësi për të reshura shiu, ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat mbesin të ulëta, me minimale që zbresin deri në 8C e 10C.

Frynë erëra kryesisht nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT