Vransira më të shpeshta do të ketë ditën e martë, me mundësi që ndonjë rigë shiu të shfaqet më vonë, kryesisht përreth viseve malore. Intervale me diell nuk mungojnë, por më të shkurta.
Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, derisa ato maksimale vazhdojnë me trend të rritjes deri në 17C e 20C. Frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Reshje të dobëta shiu po parashihen ditën e mërkurë, kryesisht orëve të pasdites, ndërkohë që temperaturat zbresin lehtazi në 15C. Të enjten vransirat shpërndahen, e pasdite paraqiten më shpesh intervale me diell. Temperaturat në rritje deri në 18C e 20C. Ditën e premtë kalimi i një sistemi frontal, sjell rrebeshe shiu përgjatë vendit, që ulë temperaturat përkohësisht në 13C e 14C, pasiqë fillimisht arrinë në 20C. Temperatura prej 20C mbeten ditën e shtunë, e nuk mungojnë edhe intervale me diell. Minimalet në këtë periudhë shënojnë rritje deri në 8C e 10C. Erërat frynë kryesisht nga jugu e juglindja, të lehta dhe mesatare, 4-11m/s.