Mediumi Vox Kosova ka publikuar një artikull ku pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin mbështetur fuqishëm ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, duke e konsideruar atë jetik për pavarësinë energjetike të Kosovës dhe shmangien e varësisë nga energjia ruse.
Në tekst citohen deklarata të ish-zyrtarit amerikan Matthew Palmer në Senatin Amerikan më 2016, ku ai kishte thënë se projekti ishte “në interes kombëtar të SHBA-ve” dhe se dështimi i tij mund ta shtynte Kosovën drejt alternativave energjetike me origjinë ruse.
Artikulli kritikon ashpër Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për kundërshtimin e projektit, duke pretenduar se ata ndikuan në dështimin e investimit të planifikuar nga kompania amerikane ContourGlobal.
Në shkrim përmendet edhe deklarata e ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka thënë se Palmer ua kishte prezantuar ndërtimin e termocentralit si interes strategjik amerikan gjatë një takimi me drejtuesit e partisë.




