Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.
Hamza iu bëri thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të votojnë, gjithçka ishte në rregull, uroj që gjithçka të përfundoj mirë”, ka deklaruar ai, transmeton lajmi.net.
Ai garon për të parin e Mitrovicës kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri dhe kundër atij të LDK-së, Armend Agolli. /Lajmi.net /