3.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Votimi i kuvendit kundër referendumit, reagon zyrtari i PDK’së: Dashamiri më i mirë i Thaçit është Kurti

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, i ka ndërlidhur veprimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti me Hashim Thaçin, liderin shpirtëror të PDK’së që ndodhet në paraburgim në Hagë.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi, tha se veprimet e Kurtit po ia rrisin vlerën ish-kryeministrit Thaçi.


“Kur kam thënë se dashamiri më i mirë i Thaçit është Kurti, s’besojshi! Pse? Vetëm veprimet e tijë po i’a rrisin vlerën Thaçit, edhe brenda edhe jashtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në ndërkohë, nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Në këtë seancë nuk ka marrë pjesë PDK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT