19.7 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Von der Leyen për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën “X”, Von Der Leyen ka publikuar një fotografi nga takimi i sotëm me Osmanin, ku ka shkruar se presidentja e Kosovës po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar mes tjerash Von Der Leyen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT