10.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img

Von der Leyen pas takimeve me Osmanin dhe Kurtin: Kosova të ulë tensionet, të përfundojë hapat e nevojshëm për Planin e Rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimeve me Kurtin e Osmanin ka thënë se Kosova duhet të ulë tensionet në vend dhe t’i plotësojë hapat e nevojshëm për Planin e Rritjes.

Ajo poashtu ka bërë thirrje për formimin e institucioneve.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të forta. Të ulë tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar von der Leyen në llogarinë e saj në platformën “X”, ku ka bashkangjitur edhe foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT