22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Von Cramon: BE’ja urgjentisht t’i reagojë Serbisë për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Serbia po vazhdon maltretimin dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tani po pezullon adresat e shqiptarëve atje.

Ndaj kësaj çështje ka reaguar sot edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

TË FUNDIT

TË FUNDIT