17.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Von Cramon: BE-ja duhet ta përzë Serbinë, jo më para të Evropës derisa Vuçiqi vallëzon me Rusinë e Kinën

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se Evropa duhet ta përzë dhe t’ia ndalë fondet Serbisë, për shkak të raporteve që presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, po ruan me Kinën dhe Rusinë.

Von Cramon ka shpërndarë një reagim të analistes amerikane Ivana Stradner në Twitter.

“I dashur Bashkimi Evropian. Kujt ia ndien. Lëreni të shkojë. Vuçiqi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të. Ky është thjesht shantazhi i tij më i fundit. Fillimisht me Rusinë e tani me Kinën. Investoni në shtete të tjera të rajonit, ktheni regjimin e vizave dhe izolojeni Vuçiqin e pushtetin e tij”, ka thënë Stradner që ka publikuar në Twitter lajmin se presidenti kinez Xi Jinping do ta ftojë Serbinë t’i bashkohet Bricsit (organizatës së shteteve Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

E duke shpërndarë postimin e Stradnerit, Von Cramon ka thënë se Evropa duhet të ketë përgjigje të qartë ndaj Vuçiqit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT