13.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Vlora Çitaku: Sot vëllau nuk flet me vëlla, motra me motër, e vetmja gjë që prodhoi VV-ja dhe Albin Kurti është kriza

Vlora Çitaku, nënkryetare në PDK, tha se si shtet jemi në “krizë politike, ekonomike, kushtetuese, ekzistenciale e morale”.

Ajo në T7, tha se tani “vlerat e secilit kontesohen”, sipas saj, për shkak të “politikës së papërgjegjshme të Albin Kurtit, sot vëllau nuk flet me vëlla, motra nuk flet me motër”.

Duke shtuar se “njëri tjetrin e shohin si armiq”, dhe se Albin Kurti që gjashtë vite ka prodhuar “kriza të njëpasnjëshme”, u shpreh Çitaku.

Ajo tha se kur vije puna te Drenica dhe eksponentët e luftës së UÇK-së në veçanti, Albin Kurti ka problem me vetveten.

Kjo pasi sipas Çitakut, Kurti nuk ishte pjesë e proceseve të rëndësishme historike pikërisht për shkak të zgjedhjeve që i bëri.

“Mendoj që kur vije puna te Drenica dhe eksponentët e luftës së UÇK-së në veçanti, Albin Kurti ka problem me veten dhe me historinë. Ai ka dështuar të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme, unike dhe të papërsëritshme historike. Për shkak të zgjedhjeve që ka bërë ai vetë, nuk e ka vendin që do dëshironte ta ketë në histori dhe meqë nuk mund ta ndryshojë historinë, por tash ai synon të njollosë secilin protagonist të UÇK-së dhe të aktit të shpalljes së pavarësisht së Kosovës”, ka thënë ajo.

Çitaku tha se sikur Sami Lushtaku të vritej në luftë edhe Albin Kurti do shkonte te varri i tij e t’i vendoste lule.

Ajo tha se Sami Lushtaku është plagosur disa herë në luftën dhe i është treguar nga miqtë e tij që natën atij i ndodh të shkojë t’i vizitojë varret e shokëve të tij të vrarë në luftë.

“Unë e shoh më shumë si reflektim i deficitit të tij personal, për shkak se është e pashpjegueshme ky obsesion që e kanë ata me Sami Lushtakun. Mund ta gjykosh si politikan, por t’i thuash atij Sami Lushtakut po jokorrekte, por edhe jonjerëzore. Samiut ende i ndodh të zgjohet e të shojë t’i vizitojë varrezat e shokëve të tij që janë vrarë në luftë, është plagosur disa herë. Sikur të ishte i vdekur edhe vetë Albin Kurti do shkonte te varri i tij e do t’i vendoste lule”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT