Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për keqpërdorim të misioneve diplomatike të Kosovës në funksion të interesave partiake.
Postimi i plotë:
Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit.
Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.
E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë.
Jo A.K.
Ti nuk kërkon marrëveshje, as kompromis.
Ti kërkon nënshtrim.
Por ky popull nuk është e nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet.