Vlera totale e gjithë lojtarëve të Superligës së Kosovës, sipas “transfermarkt” është 27.38 milionë euro.
Superliga e Kosovës në sezonet e fundit është rritur si nga ana kualitative, ashtu edhe nga ana e konkurrencës por edhe e vlerës në treg.
Klubet kosovare po paguajnë shuma të majme që të sjellin lojtarë me emër brenda ekipeve të tyre qoftë brenda Kosovës apo edhe jashtë saj. Kjo ka ndikuar që edhe vlera e klubeve por edhe e Superligës të rritet.
Sipas “transfermarkt”, vlera e Superligës me 10 ekipe, është 27.38 milionë euro, e cila nuk është shumë e vogël.
Aktualisht në Superligë janë 263 lojtarë të regjistruar të shpërndarë në 10 ekipe. Vlera mesatare e këtyre ekipeve gjithmonë sipas kësaj faqe është 2.74 milionë euro.
Ndryshe sezoni pranveror i Superligës fillon javën tjetër, saktësisht në ditën e shtunë me datë 13 shkurt. Pesë ndeshjet e para fillojnë nga ora 12:00.




