22.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani u bën thirrje partive të ndërtojnë një koalicion dhe ta vendosin interesin e shtetit para

Presidentja Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë kompromis në mënyrë që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Ajo në një intervistë për tansmetuesin polak TVP Ëorld në Alpbach, tha se është për të ardhur keq që populli i Kosovës nuk i ka ende të funksionalizuara institucionet.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se bota është trazuar, dhe Kosova nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.

“Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, tha ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT