18.7 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Jens Erik Grondahl, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Osmani njoftoi diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë.

“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar” u shpreh ajo, transmeton Klan Kosova.

Diplomatët norvegjez falënderuar  Osmanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT